zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mesditën e sotme në Lezhë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhë dhe viktima është Lekë Gjonaj, 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për shkak të hakmarrjes. Pas krimit, autori është dorëzuar në polici.

Kjo është vrasja e radhës në Lezhë, qytet i cili është duke u përballur me nivele të larta të kriminalitetit gjatë muajve të fundit.