zoom

Aktualitet

Vrasja e nxënësit në Tiranë, flasin dëshmitarët

Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë në Tiranë shprehen se 14-vjeçari me inicialet M. C., nxënës i shkollës “Fan Noli”, mund të ishte shpëtuar nëse autoritetet do të kishin ndërhyrë në kohë.

Një grua, që ka një biznes pranë shkollës ku u vra me thikë 14-vjeçari, ngriti shqetësimin e mungesës se rojes së sigurisë.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete.

Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese, ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, u shpreh dëshmitarja.

14-vjeçari me inicialet M. C. u godit me thikë në zemër pas një sherri ku i përfshinë edhe tre adoleshentë të tjerë, pak minuta pasi kishte mbaruar mësimi.

I mituri ndërroi jetë në spital, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë në spital. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat një adoleshent të katërt që dyshohet se është autori.

Postime të lidhura