zoom

Aktualitet

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, i plagosur edhe një adoleshent i tretë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë, që u regjistrua pak pas mesdite këtë të hënë në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Pas konfliktit me thika, ku humbi jetën një 14-vjeçar dhe u plagos bashkëmoshatari i tij, burimet bëjnë me dije se plagë ka marrë edhe një adoleshent i tretë.

Ai është plagosur me thikë në krahun e majtë dhe aktualisht, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë.

Ai dyshohet se është autori i ngjarjes.

Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale.

Adoleshentët janë nxënës në shkollën “Fan Noli” si dhe të një shkolle tjetër në Sauk.

Postime të lidhura