zoom

Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe kthen për gjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe kthen për gjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj, të dyshuar për vrasjen e ish policit, Santiago Malko.

Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga treshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.

Ilir Selmani u dënua në 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaçaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.

Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes.

Ndërkohë, një ditë më parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person i përfshirë në vrasjen e ish policit.

Si ndodhi ngjarja?

Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit.

Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash.

Malko dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Postime të lidhura