Aplikacion
Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar. Në një postim në Instagram, reperi shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar.
“Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues.“, shkruan reperi. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.
Pas denoncimit të së ëmës, policia ka gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.
FOTO LAJM/ Qese me mbetje te kordoni policor, mesazhi simbolik: Mos i mbroni plehrat