zoom

Politikë

Vokshi: S’më përjashtojnë dot ata që s’kanë lidhje me PD-në

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, për ta përjashtuar përfundimisht nga PD-ja ka reaguar anëtarja e Komitetit të Rithemelimit të PD-së, Albana Vokshi.

Vokshi shprehet ndër të tjera se nga PD-ja nuk e përjashton dot një grup uzurpatorësh që sipas saj, PD-në e kanë mjet për pasurimin personal.

Reagimi i plotë:

Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në.

Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.

Në demokraci sovrani vendos!