zoom

Politikë

Jo vetëm Berisha! Përjashtohen përgjithmonë nga PD-ja edhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit

Krahas ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë, që u mbajt për orë të tëra të hënën mbrëma në selinë blu, është vendosur shkarkimi edhe për tetë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Zoom.al mëson se anëtarët e shkarkuar janë si vijon:

-Bujar Nishani

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Arben Ristani

-Klevis Balliu

-Keltis Kruja

-Rigels Muçollari

Ndërkohë mësohet se janë pezulluar nga partia:

Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Belind Kelliçi
Blendi Himci
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Gent Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Rigels Mucollari
Ivi Kaso
Ledina Mandia
Luan Baci
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu

Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike:

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Bujar Nishani
6. Arben Ristani
7. Rigels Muçollari
8. Keltis Kruja
9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajdrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu