zoom

Politikë

Evi Kokalari largohet nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së

Ka vendosur të largohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD, aktivistja Evi Kokalari, e cila e ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha thuajse në të gjitha foltoret e mbajtura.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Kokalari njofton se ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëri.

Kokalari sqaron se me zemër dhe mendje ndodhet “aty ku vazhdon lufta për opozitë të fortë”, por shton se i duhet të kthehet jetës së SHBA, të cilën thekson se ka që në shtator që e ka lënë pas dore. Si duket aktivistja shqiptare në SHBA do të vijojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, por jo aktive sa më parë.

Postimi në Facebook: