zoom

Aktualitet

Vlora tre ditë pa ujë, spitali furnizohet me autobotë

Vlora tre ditë pa ujë, spitali furnizohet me autobotë

Qyteti i Vlorës po përballet me një krizë të furnizimit me ujë, pasi defekti i linjës kryesore të transmetimit ka lënë një pjesë të madhe të qytetit pa furnizim për tre ditë radhazi.

Sipas raportimeve, situata më kritike raportohet është në spitalin e qytetit, ku pacientët po marrin ujë për nevoja bazike nga autobotët e zjarrfikësve.

Sipas burimeve zyrtare, një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të riparuar një problem të vogël teknik, ka shkaktuar një avari më të madhe. Tubacioni kryesor ka shpërthyer gjatë punimeve, duke pezulluar funksionimin e plotë të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Banorët shprehin shqetësim për higjenën dhe shëndetin, duke paralajmëruar se mungesa e ujit mund të shkaktojë probleme serioze sanitare.

“Kemi tre ditë pa ujë dhe nuk po mund të kryejmë as nevojat bazike. Situata është alarmante dhe rrezik për shëndetin publik”, thonë qytetarët.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një afat për riparimin e tubacionit, ndërkohë që qyteti mund të mbetet pa ujë edhe për disa Ëditë të tjera./ Zoom.al

Postime të lidhura