zoom

Lajme

Vjen në jetë vajza e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos! Pritet konfirmimi i çiftit, reagimet e fansave…

Pritja e ëmbël duket se ka marrë fund. Çifti i showbizz-it shqiptar dhe ish-konkurrentë e fitues të “Big Brother VIP”, njoftohet se janë bërë prindër.

Mësohet se ka ardhur në jetë vajza e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Lajmi është ndarë edhe në rrjetin social Instagram, teksa ende nuk ka detaje për procesin e lindjes dhe shëndetin e foshnjës dhe pritet konfirmimi i vetë bashkëshortëve.

Çifti kishte publikuar edhe më parë lajme me postime dhe video për shtatëzaninë e Kiarës dhe se po vinte “një flutur e vogël” për këtë botë.

Teksa nuk kanë munguar urimet e fansave të shumtë që në minutat e para të njoftimit të lajmit të gëzueshëm, duke uruar çiftin dhe jetë të gjatë vajzës.

Por pati edhe nga ata që duke ironizuar vëmendjen e madhe që i jepet kësaj kategorie me lajme të shumta dhe shpesh pa interes publik, kanë lëshuar një koment pasthirrmë si “shyqyr, më në fund…”, apo “po na dukej edhe ne vetja me barrë…”. /ZOOM.AL/