zoom

Slider

Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur? Kiara heq unazën e martesës në javën e 25 të shtatzanisë

Moderatorja Kiara Tito, ka hequr nga gishti unzën e saj të martesës, duke bërë që fansat të mendonin se mes saj dhe Luiz Ejllit marrëdhënia nuk është më si më parë.

Kiara, e cila është në pritje të një vajze, po shijon ditët më të bukura të shtatzanisë, por bashkë me të vijnë edhe një sërë ‘problemesh’ fizike si enjtja e gishtave.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto, duke treguar se ka hequr unazën nga dora, ku ka shkruar: “Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama!”.

Moderatorja gjithashtu ka vënë hashtagun #25weeks, ku na tregon se është 25-javëshe. /ZOOM.AL/