zoom

Lajme

“E kemi zgjedhur emrin për vajzën” – Kiara Tito: Do të nisë me shkronjën…

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli nuk kanë më asnjë dilemë për emrin e vajzës së tyre, që pritet të vijë në jetë së shpejti.

E ftuar në “Cherry on Top”, Kiara Tito zbuloi se e kanë gjetur çfarë do t’i vendosin vajzës, duke treguar vetëm një detaj të vogël për ndjekësit: Emri do të nisë me shkronjën “L”, me kërkesë të Luizit.

“E kemi zgjedhur emrin. Pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrin, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L””, tha Kiara Tito.