zoom

Sport

Vinicus rinovon kontratën me Realin deri më 2027, klauzolë 1 mld euro dhe rritje page

Vinicus rinovon kontratën me Realin deri më 2027, klauzolë 1 mld euro dhe rritje page

Pak orë pasi fitoi trofeun “Kopa”, ylli brazilian i “loc blancos” ka hedhur firmën e rinovimit. Real Madridi ka zyrtarizuar sot rinovimin e Vinicius deri në vitin 2027. Një rinovim që ishte mbyllur prej disa kohësh dhe që tashmë, klubi e ka zyrtarizuar përmes një deklarate.

Rinovimi i brazilianit është i pari në një seri që do të prekë Rodrygo, Valverde, Militao dhe Camavinga. Vinicius, me kontratën e re, klauzola e shkëputjes së tij do të jetë një miliardë euro dhe do t’i rritet paga, e cila do të jetë një nga më të mirat e bardhezinjve.

Vini Jr. mbërriti në Real Madrid në korrik 2018, në vetëm 18 vjeç, dhe bëri debutimin e tij për Real Madrid Castilla më 26 gusht. Në gjashtë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, ai ka luajtur 235 ndeshje, në të cilat ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 tituj: 1 Champions League, 2 Kupa Botërore për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupat e Spanjës. /ZOOM.AL/