zoom

Bota

Vijon tmerri në Nigeri, plot 300 nxënës rrëmbehen nga rebelët

Vijon tmerri në Nigeri, plot 300 nxënës rrëmbehen nga rebelët

Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor Zamfara të Nigerisë.

Sipas BBC, një mësues deklaroi se të paktën 300 nxënës u rrëmbyen gjatë sulmit në mëngjesin e së premtes.

Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin mirëpo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje. Raportohet se njerëz të armatosur shpesh rrëmbejnë nxënës për të kërkuar shpërblime.

Të paktën 42 persona, përfshirë dhe 27 studentë u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin qendrorë të shteti të Nigerit, ende pritet që të lirohen. Në dhjetor të  vitit 2020, më shumë se 300 djem u rrëmbyen nga persona të armatosur dhe më vonë u liruan pas negociatave.

Postime të lidhura