Aplikacion
World of Warcraft do të rikthehen në Kinë këtë verë, sipas gjigantit kinez të videolojërave NetEase.
Vitin e kaluar, NetEase dhe Activision Blizzard i dhanë fund partneritetit të tyre 14-vjeçar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kontrollin e pronësisë intelektuale.
Ky vendim shkaktoi protesta nga miliona përdorues kinezë të internetit që ankoheshin se do të humbnin aksesin në lojërat e tyre të preferuara.
Të gjitha videolojërat kërkojnë një botues lokal dhe licenca nga qeveria kineze për të operuar atje.
Mosmarrëveshja u përshkallëzua në një përplasje të hapur ku dy kompanitë paditën njëra-tjetrën.
Por tensioni u lehtësua pasi Microsoft bleu Activision Blizzard për 69 miliardë dollarë në tetor të vitit të kaluar, që ishte marrëveshja më e madhe e industrisë së lojrave.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për pasionin që komuniteti kinez ka treguar për lojërat Blizzard gjatë gjithë viteve,” tha në një deklaratë Johanna Faries, presidente e Blizzard Entertainment .
Kina është tregu më i madh në botë i lojërave online, me të ardhurat e saj të brendshme që u rritën 13% në 42 miliardë dollarë në fund të vitit të kaluar.
NetEase është kompania e dytë më e madhe e videolojërave në vend për nga të ardhurat pas Tencent.