zoom

Aktualitet

VIDEOJA e vrasjes së Saimir Hoxhës! Si iu mor jeta nënkomisarit në Lezhë

Paraditen e djeshme, vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një 21-vjeçar, i identifikuar si Aldi Rama qëlloi për vdekje me armë nënkomisarin Saimie Hoxha, i cili ndodhej në krye të detyrës.

Zoom.al ka siguruar pamjet që zbardhin se çfarë ndodhi ekzaktësisht në Ishull Lezhë. Në këto pamje filmike do të shihni momentin e plagosjes së 44-vjeçarit dhe më pas rënien e tij në tokë.

Si ndodhi vrasja?

Fillimisht një grup prej tre punonjësish kanë shkuar për të asgjësuar një parcelë të vogël më kanabis, ku prenë 62 bimë. Më pas, teksa po ktheheshin për në Lezhë kanë konstatuar makinën ku ndodheshin Aldi Rama, i ulur në sediljen e pasme si edhe Armando Marku dhe Kristjan Sherri.

Pasi janë shkëmbyer me policinë, makina ku ndodheshin tre të rinjtë ka filluar të ndjekë makinën e policisë. Këta të fundit kanë ndaluar duke i thënë të rinjve që të tregonin mjetet e identifikimit. Por, ndërkohë që Marku dhe Sherri kanë dalë nga makina, nënkomisari Saimir Hoxha ka shkuar në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej Aldi Rama.

Ky i fundit sipas policisë qëlloi me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha, pasi i tha: “Unë s’jam për t’u kontrolluar”.

Nënkomisari Hoxha ndërroi jetë duke u dërguar për në spital.