zoom

Aktualitet

Në hetim nga SPAK, Artan Hoxha: Në mëngjes na bastisën shtëpitë, pasdite na kërkuan ndjesë

Një operacion me urdhër të SPAK ku u lëshuan 21 urdhër-arreste u zhvillua ditën e sotme. Mes tyre janë edhe gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, ndaj të cilëve u caktua masa detyrim paraqitje.

Pas paraqitjes në SPAK, Artan Hoxha reagoi duke u shprehur se agjentët u bastisën shtëpinë në mëngjes duke u marrë mjetet e punës si celularë e laptopë, ku sipas tij ka edhe materiale të papublikuar nga SPAK për lidhje të politikës me krimet zgjedhore.

Por, gazetari shtoi se pasdite i thirrën, sipas tij, duke i kërkuar ndjesë dhe se bastisja e banesës së tyre ishte në shkelje me ligjin.

“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….

Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story.

Gjithashtu reagoi edhe gazetari Elton Qyno, teksa u shpreh sel “Unë ju falënderoj shumë për mbështetjen. Sinqerisht jam habitur për një masë të tillë nga njerëz që unë kam besuar dhe i kam mbështetur fuqimisht në detyrën e tyre kundër elementeve kriminale.

Këtë gjë e di më së miri Vladimir Mara, Altin Dumani dhe e gjithë trupa e prokurorëve të SPAK dhe atyre të Republikës së Shqipërisë. Edhe njëherë faleminderit prej çdo kolegu. S’kam kryer asnjë krim në detyrën time pranë grupit Mediatik Shqiptarja.com, shkollës se gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri”.

Postime të lidhura