zoom

Aktualitet

U vra nga bashkatdhetari në rrugë, ky është shqiptari Nikolin Nika! Dinamika e krimit

42-vjeçari që shikoni në foto është shqiptari Nikolin Nika, i cili u vra pasditen e djeshme në viale Vittoria.
Sipas mediave italiane, pak para orës 18:00, viktima është përballur në rrugë me bashkatdhetarin e tij, i cili e ka goditur 3 herë në qafë. Krimi ka ndodhur pas një debati që Nikolin Nika dhe shqiptari kishte pasur disa orë para ngjarjes tragjike.
Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje shqiptari ishte ende gjallë, por ai vdiq pak pas në krahët e mjekëve. Policia nisi hetime teksa mori dëshminë e të pranishmëve dhe duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Arma e krimit ende nuk u gjet edhe pse policia kontrolloi të gjithë zonën, madje edhe pusetat. Në mbrëmje, hetuesit identifikuan autorin e dyshuar, një 62-vjeçar, në shtëpinë e tij, jo shumë larg vendit të krimit. Shqiptari u arrestua nën akuzën për vrasje me dashje.

“Nuk do ta kishim menduar kurrë se një ngjarje kaq e rëndë e përgjakshme mund të ndodhte brenda komunitetit tonë të vogël”, rrëfen  Paolo Negri , kryebashkiaku i Bettolës.

Nikolon Nika, nga Shkodra, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri nëntë vjeç dhe tjetri i lindur më pak se një vit më parë.

Postime të lidhura