Aplikacion
Një dash i destinuar për t’u bërë kurban për festën e Bajramit duket se e ka ndjerë rrezikun.
Video e filmuar në Krujë, tregon dashin duke ecur mbi çatitë e shtëpive teksa personi që e filmon thotë se “ka frikë nga kurbani”.
Videoja ka marrë mbi 1 mln shikime dhe qindra reagime ku shumë e shohin me humor dhe disa të tjerë me rezerva.
Kurban Bajrami është festa më e rëndësishme për besimtarët myslimanë ku therja e një kafshe të gjallë shihet si sakrificë dedikuar Zotit.

