zoom

Aktualitet

Mijëra besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Mijëra besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në një atmosferë lutjeje dhe reflektimi.

Në mesazhin e tij për besimtarët, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, bëri thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe respekt mes njerëzve, duke theksuar simbolikën e kësaj feste të shenjtë.

Sipas tij, Kurban Bajrami përcjell mesazhin e largimit nga urrejtja, egoizmi dhe padrejtësia, ndërsa nxit bashkëjetesën dhe vlerat njerëzore.

“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh Bujar Spahiu.

Postime të lidhura