Aplikacion
Situata para Parlamentit është tensionuar këtë të enjte, ku protesta e zhvilluar nga qytetarë dhe aktivistë është shoqëruar me përplasje të forta me forcat e Policisë së Shtetit.
Sipas raportimeve, efektivët e rendit kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe spraj neutralizues, me qëllim shpërndarjen e protestuesve që ndodheshin pranë hyrjeve të Kuvendit dhe për të garantuar lëvizjen e lirë të deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.
Tensionet janë rritur kur protestuesit kanë tentuar të afrohen pranë godinës së Parlamentit, duke u përplasur me kordonët e policisë. Në disa momente situata ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë kaos në zonë.
Gjatë përplasjes, disa protestues kanë tentuar të çajnë kordonin e sigurisë dhe, sipas burimeve nga terreni, është raportuar edhe dëmtim i një mjeti të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, forcat e rendit kanë vijuar ndërhyrjen për të larguar turmën dhe për të normalizuar situatën.