zoom

Aktualitet

VIDEO/ Tatuazhi që mund të zbulojë se kush e rrahu live “Diamantin blu”

VIDEO/ Tatuazhi që mund të zbulojë se kush e rrahu live “Diamantin blu”

Një ngjarje e paprecendë ndodhi gjatë një transmetimi live në TikTok, ku një personazh i njohur si “Diamanti Blu” u sulmua fizikisht.

Nga videot e shpërndara në rrjet duket qartë që e gjithë skena ndodhi brenda një lokali, ndërsa në sfond dëgjohet muzika.

Teksa “Diamanti Blu” ndodhej i ulur, dikush, ende i paidentifikuar i afrohet dhe nis ta godasë. Më pas, ai e ngre në këmbë dhe e rreh sërish me shuplaka.

Ende nuk dihen motivet e sakta, por duket se sulmi lidhet me disa fyerje që autori i dhunës, ende i paidentifikuar, kishte marrë më parë. Ai e urdhëron “Diamantin Blu” të kërkojë falje.

Identiteti i autorit mbetet i paqartë, por në rrjet janë bërë aludime se mund të jetë një person me të cilin “Diamanti Blu” ka pasur konflikte të mëparshme, të cilit i referohen si Aroni.

Një detaj mund të vijë në ndihmë të autoriteteve në këtë drejtim. Në videon e shpërndarë në rrjet duket qartë që autori ka në dorë një tatuazh, në dukje si një fytyrë. Ai e ka tatuazhin në pjesën e parakrahut, një detaj që mund të zbulojë se kush është dhunuesi i “Diamantit Blu”./ Zoom.al

Postime të lidhura