Aplikacion
Pas shpërndarjes së videos ku tiktokeri i njohur si “Diamanti Blu” shihej duke u dhunuar gjatë një transmetimi live në TikTok, ai ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.
Në një video të re të publikuar në profilin e tij, “Diamanti Blu” tha se gjithçka kishte nisur nga një mosmarrëveshje dhe ofendime reciproke me disa persona, duke e cilësuar episodin si një “konflikt momenti”.
“Kush më ka sharë, e kam sharë. Kam bërë atë që mendova. Ndonjë gabim i vogël mund të kem bërë, por janë gjëra që ndodhin”, tha ai.
“Diamanti Blu” shtoi se nuk e sheh veten si problematik dhe kërkoi që publiku të kuptojë se incidenti nuk pasqyron karakterin e tij të vërtetë.
“Jemi çuna të mirë, nuk jemi kështu. Nuk dua që njerëzit të krijojnë imazhe të gabuara nga kjo ngjarje”, tha ai./ Zoom.al

