Aplikacion
Ndërsa vendi është përfshirë nga debate të forta pas pretendimeve për dhunë ndaj qytetarëve gjatë protestave, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë pushimet.
Sipas një video të publikuar nga Syri.tv, Shabani ndodhet me pushime në Palma de Mallorca, në një kohë kur pritej një reagim ose një qëndrim nga institucioni që ai drejton lidhur me ngjarjet që kanë shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka për mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, si edhe shqyrtimin e ankesave për shkelje të mundshme nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye, mungesa e një reagimi publik në një moment të tillë ka ngritur pikëpyetje dhe kritika.
Edhe emërimi i Endrit Shabanit në krye të Avokatit të Popullit u shoqërua me debate të forta. Opozita hodhi akuza se ai ishte “blerë” nga qeveria, duke theksuar se më herët Shabani ishte njohur si një kritik dhe kundërshtar politik i kryeministrit Edi Rama.