zoom

Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Itali, 4 persona të vdekur dhe disa të plagosur

Italia fqinje u trondit nga një shpërthim i fuqishëm me pasoja vdekjeprurëse, pasditen e kësaj të marte.

Shpërthimi u regjistrua në një termocentral në Bologna, duke lënë pas 4 të vdekur, 5 të plagosur dhe 3 të zhdukur.

Mbi 50 zjarrfikës u përfshinë në operacionin e kërkim-shpëtimit në vendngjarje.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet shkak është bërë shpërthimi i një turbine, që solli edhe përmbytje, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit.

Një ekip zhytësish kanë mbërritur në vendngjarje në orët e mbrëmjes për të kërkuar trupat e viktimave.