zoom

Slider

VIDEO | Real Madrid kualifikohet mes drithërimash, Chelsea bën ndeshjen perfekte, por nuk mjafton

Real Madridi dridhet me Chelsea, por fluturon në gjysmëfinale të Champions League.

Megjithatë, për të arritur ë këtë fazë, ”Los Blancos” duhej të kalonin dhimbjet e ferrit në “Santiago Bernabeu”, duke e parë vetën në disavantazh të thellë, 0-3 pas 3-1 të ndeshjes së parë për shkak të golave ​​të Mount, Rudiger dhe Werner (plus një gol i anuluar ndaj Alonso ).

Në momentin më të errët të “Los Blancos”, ishte Modric ai që ndezi mbrëmjen e Realit me një asist fantastiko-shkencor për Rodrygo që e dërgoi sfidën në kohën shtesë duke shënuar për 1-3.

Në të 96-ën, Benzema i zakonshëm mendoi për kualifikimin duke shënuar me kokë pas asisit perfekt të Vinicius.