zoom

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Vangjush Dako lë qelinë, furgoni i policisë e shoqëron deri në shtëpi

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako la ambientet e burgut të Durrësit mbrëmjen e kësaj të marte, për t’u zhvendosur drejt shtëpisë.

Falë vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mesditën e soyme, masa e sigurisë ndaj tij u zbut nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

Pas këtij vendimi, Dako doli nga burgu rreth 19.00 të mbrëmjes, ku siç duket nga videot më poshtë, shoqërohej nga një furgon policie, që e dërgoi drejt shtëpisë ku do të vuajë arrestin shtëpiak.

Pasi del nga ambientet e institucionit, Vangjush Dako me një grup personash, familjarë dhe të njohur, të cilët e prisnin jashtë.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.