Aplikacion
Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka mbërritur në GJKKO për seancën paraprake që mbahet pasditen e sotme.
Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për shpërdorim detyre në dy raste.
Ish-zyrtari i lartë akuzohet për lejet e ndërtimit të kateve shtesë dhe për disa raste të tjera tenderimesh, të cilat i ka mohuar vazhdimisht. Ai qëndroi më shumë se gjashtë muaj në paraburgim, derisa u dogjën afatet e hetimit dhe SPAK nuk siguroi dot provë ekspertimin.
Në këto kushte u lehtësua masa në arrest shtëpiak deri në një provë tjetër të re dhe në këto kushte do vijojë procesi gjyqësor si i pandehur. Pritet se çfarë do vendosë GJKKO, nëse procesi do vijojë me themel apo dosja do kthehet pas e pushohet. /ZOOM.AL/