zoom

Stil

VIDEO/ Momenti kur Olta Gixharit i zbërthehet fustani në skenë

Anëtarja e jurisë së “Dancing with the stars”, Olta Gixhari u përball me një skenë të sikletshme gjatë spektaklit të fundit.

Ndërkohë që Ilir Shaqiri po komentonte kërcimin e njërit prej konkurrentëve, Sardi Strugaj, Olta e ndërpreu sepse iu zbërthye fustani.

“Mua mu zbërthye edhe fustani”, thotë Olta.

“Obobo o Olta. Ta ndihmoj apo do ta ndihmosh ti Ilir?”, i përgjigjet Bora Zemani, ndërsa në studio nisin të qeshurat.

Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që në ndihmë i shkoi Sardi.

Këngëtari u përpoq të mbërthente zinxhirin, ndonëse ishte e vështirë.

“Është emocionuar shumë, nuk mbyllet”, tha Sardi.

“Faleminderit Sardi, nuk do të mbyllet fustani im”, shprehet Olta.