Aplikacion
Tronditëse ajo çfarë po ndodh orë pas ore në Ukrainë. Mijëra njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë dhe të largohen nga vendi, disa të tjerë janë strehuar në stacionet e metrosë apo në vende të tjera të sigurta për t’u shpëtuar sulmeve.
Në një video të postuar nga Washington Post shihen gratë shtatzëna, të cilat janë strehuar në bodrumin e një spitali në Kherson.
Videoja është regjistruar nga Yurii Herman, një mjek në Spitalin Klinik Rajonal Kherson. Herman tha se në atë dhomë gjithashtu ndodhen gra që kanë lindur gjatë ditëve të fundit. Po kështu, dy gra priten të lindin së shpejti.
Pikëpyetje mbi vdekjen e Enrik Mehmetit? Gazetari i kërkoi ndihmë të vëllait: Eja më shpëto

