zoom

Slider

VIDEO/ Hero i Kombëtares, por si u dhunua për arsye banale nga huliganët maqedonas Jasir Asani

VIDEO/ Hero i Kombëtares, por si u dhunua për arsye banale nga huliganët maqedonas Jasir Asani

Jasir Asani është padyshim njeriu që i ka habitur të gjithë me paraqitjet dhe golat e tij spektakolar gjatë kësaj faze eliminatore. Sulmuesi nga Shkupi ka shënuar tre gola të bukur kundër Moldavisë, Polonisë dhe së fundmi Çekisë, dhe ka marrë padyshim simpatinë e tifozëve të Kombëtares.

I lindur në rrethinat e Shkupit, Asani është përballur edhe me racizmin e huliganëve maqedonas në vitin 2015-të ku ai është goditur me grushta.

Në një intervistë për “Alsat”, sulmuesi i Kombëtares zbuloi se arsyeja ishte banale. Ai se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger” dhe kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.

“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger?. Më rrahën shumë. Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrijnë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, theksonte Asani.

 

@godblessamerica_0 dikur i dhunuar nga Maqedonasit, sot golashënues i famshëm i kombëtares shqiptare 🇦🇱🙏⚽#viralvideo #tiktokvideo #foryou #albania #rvm #football ♬ πρωτότυπος ήχος – “Love your home,your country”