Aplikacion
Hatixhe dhe Jashar Stojku po udhëtonin me mjetin e tyre luksoz “Porsche” me shpejtësi tej normave të lejuara dhe këtë video e kanë postuar në rrjetet sociale.
Pas pamjeve, ata morën gjobë 40 mijë lekë si edhe u sekuestrua mjeti luksoz.
“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video”, njoftoi policia.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore