Aplikacion
Hatixhe Brika, një tik-tok-erse e njohur për publikun si Hati, së fundmi i është hequr patenta si dhe është gjobitur nga policia e shtetit me një shumë prej 20.000 lekësh.
E gjitha kjo ndodhi pasi Hatixhja ka publikuar një video në “Tik-Tok” ku shihet qartë teksa e shtyn partnerin e saj të eci me makinë duke tejkaluar normat e shpejtësisë. Jo vetëm Hati por dhe bashkëshorti i saj Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40.000 lekë.
Megjithatë, blogerja 19-vjeçare e ka kaluar me humor gjithë këtë situatë duke e publikuar në “InstaStory” lajmin dhe përbri ka shkruar: “Jashar, bëj gati helikopterin”.
Në një tjetër postim, Hati ka shkruar me ironi se ajo është “kriminelja më e fortë sot për sot”.