Aplikacion
Një operacion i gjerë policor i koduar “Night Clubs” është zhvilluar në Tiranë, ku janë goditur disa raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në ambientet e jetës së natës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.
Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet kanë lëshuar 11 masa sigurie “arrest në burg”, nga të cilat 9 janë ekzekutuar, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit: Enis Haxhiaj (39 vjeç), Akil Ndreu (37 vjeç), Klevis Maqellari (30 vjeç), Raul Loka (29 vjeç), Endrijus Shaliu (34 vjeç), Ergi Hasani (26 vjeç), Migert Balla (31 vjeç), Arli Gjokmeli (36 vjeç) dhe Fradjo Keli (32 vjeç).
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë edhe Orges (Dritan) Jahelezi, 49 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gjatë hetimeve janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, të identifikuar me iniciale, të cilëve iu sekuestruan rreth 2200 tableta ekstazi (MDMA). Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë vijojnë të jenë në arrati.
Nga hetimet rezulton se të përfshirët, të cilët punonin ose administronin lokale nate, shpërndanin doza të drogave të forta brenda ambienteve të këtyre subjekteve.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar lëndë të dyshuar kokainë dhe 11 telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal./ Zoom.al