zoom

Aktualitet

Kontrolle “blic” në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara në qeli

Kontrolle “blic” në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara në qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi këtë të shtunë një aksion të gjerë kontrolli në institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier, Vlorë dhe Peqin, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe forcimin e disiplinës në burgje.

Operacioni u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta. Kontrollet u kryen nga strukturat operacionale të Policisë së Burgjeve dhe kishin si objektiv evidentimin e sendeve të paligjshme brenda qelive.

Gjatë verifikimeve në ambientet e burgjeve, autoritetet gjetën dhe sekuestruan aksesorë komunikimi që konsiderohen të ndaluar, mjete prerëse të improvizuara, si edhe objekte të tjera që nuk lejohen të mbahen nga të dënuarit.

Sipas autoriteteve, kontrollet e papritura do të vijojnë edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, me synim parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e rendit e sigurisë brenda burgjeve./ Zoom.al

Postime të lidhura