zoom

Lajme

VIDEO/ Fatma Haxhialiu në pritje të ëmbël, mënyra e veçantë si e dha lajmin

VIDEO/ Fatma Haxhialiu në pritje të ëmbël, mënyra e veçantë si e dha lajmin

Moderatorja Fatma Haxhialiu është sërish shtatzënë.

Lajmin e ka dhënë vetë Fatma, e cila vendosi të ndajë me ndjekësit momentin kur i tregon djalit të saj, Kian, që do të bëhet vëlla së shpejti.

Ajo kishte zgjedhur një tortë të veçantë, nga e cila dilnin fletët, ku jepej lajmi i bukur.

Ndërsa në fund, nga torta u nxor ekoja e parë e bebit.

“E dija…”- thotë Kian kur zbulon në fund se për çfarë bëhet fjalë. Ai shfaqet i emocionuar në video.