Aplikacion
Janë publikuar pamjet nga vendngjarja ku u regjistrua konflikti i dhunshëm mes disa nxënësve të Gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër.
Raportohet se disa të rinj në Shkodër, nxënës të shkollës së mesme u përfshinë në një konflikt ndërsa dy prej tyre të moshës 18 vjeç mbetën të dëmtuar.
Të rinjtë janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka gjetur sendet personale të adoleshentëve të përfshirë në konflikt.
Në kapelën e njërit prej tyre duket mbishkrimi “Pain don’t hurt” (dhimbja nuk të vret)./ Zoom.al



