Aplikacion
Disa të rinj në Shkodër, nxënës të një gjimnazi, janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me thika dhe mjete të forta, ndërsa 3 prej tyre të moshës 18 vjeç, kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit, dy prej tyre vëllezër, janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas policisë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të Zdrales në Shkodër dhe shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.


