zoom

Bota

VIDEO/ Brenda bankës së grabitur në Itali ku u mbajtën peng 25 persona nga persona të armatosur, depozitat e sigurisë të shkatërruara

VIDEO/ Brenda bankës së grabitur në Itali ku u mbajtën peng 25 persona nga persona të armatosur, depozitat e sigurisë të shkatërruara

Për rreth një orë, një grup kriminelësh mbajtën peng 25 persona pasi hynë me forcë në bankën Credit Agricole në Piazza Medaglie d’Oro të Napolit.

Grabitësit e armatosur i kishin fytyrat e mbuluara, ndërsa pengjet ishin klientë e punonjës të bankës.

Ishte rreth orës 12:30 e mesditës dhe për gati një orë, kriminelët qëndruan brenda bankës, ndërsa synimi i tyre ishin kutitë e depozitave të sigurisë.

Disa nga pengjet filluan të ndiheshin keq ndërsa ndodheshin jashtë bankës, teksa zona u rrethua nga karabinierët të ndihmuar nga GIS (Grupi Special i Ndërhyrjes).

Rreth orës 13:30, zjarrfikësit dhe karabinierët hapën një derë, duke u mundësuar pengjeve të arratiseshin. Ata ishin të gjithë në gjendje shoku, por të padëmtuar. Gjashtë persona u trajtuan në vendngjarje, ndërsa asnjë nuk kishte nevojë për shtrim në spital.

Pasi pengjet u liruan efektivët italianë hynë në degën e bankës, por nuk gjetën askënd brenda bankës së bastisur. Grabitësot ishin larguar pikërisht aty ku kishin hyrë në bankë: nëpërmjet një vrime në dysheme, e cila nga ana tjetër lidhej me një tunel nëntokësor dhe sistemin e kanalizimeve.

 Dhjetëra kuti sigurie janë shkatërruar, ndërsa do të nevojiten raportet e klientëve për të përcaktuar se çfarë është vjedhur.

Policia është vendosur në kërkim të grabtësve, ndërsa pengjet kanë deklaruar: “Ata ishin italianë”.