Aplikacion
Marko Ljubiša, një emër i njohur për drejtësinë malazeze dhe serbe, mbeti i plagosur këtë pasdite gjatë një atentati pranë pishinës së një hoteli luksoz në Pržno, afër Budvës.
Sipas dëshmive, autori iu afrua shumë pranë dhe qëlloi me armë, por për shkak të rrëshqitjes në pllakat e lagura, plumbi nuk e goditi direkt në kokë, por e preku në këmbë dhe i shkaktoi plagë të lehta në kokë.
Plagët nuk rrezikojnë jetën e Ljubišës, i cili u transportua shpejt në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, i ri në moshë, u largua me shpejtësi me një automjet “BMW” drejt Petrovacit.
Policia është vënë në kërkim të tij dhe ka ngritur postblloqe, ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.
Marko Ljubiša “Kan” ka qenë disa herë objektiv i atentateve në Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa hetimet nuk përjashtojnë që sulmi të ketë lidhje me konflikte midis grupeve kriminale në rajon.
Ngjarja shkaktoi panik mes turistëve të pranishëm në hotel./ Zoom.al