zoom

Lajme

DETAJE/ Kush është bosi i mafies që iu shpëtoi 4 atentateve

DETAJE/ Kush është bosi i mafies që iu shpëtoi 4 atentateve

Marko Ljubiša, një kriminel i njohur për autoritetet malazeze, i shpëtoi atentatit të katërt në Budva.

Një person iu afrua teksa ai po pushonte pranë pishinës së një hoteli luksoz dhe tentoi ta vriste duke e qëlluar në kokë. Por, autori rrëshqiti për një moment dhe Marko Ljubisa u plagos lehtë në kokë dhe në këmbë.

I njohur me pseudonimin “Kan”, Marko Ljubisa konsiderohet një figurë kyçe e grupit kriminal “Skaljar”, pjesë e skenës së organizuar në Mal të Zi, por me ndikim të fortë edhe në Serbi.

Atentati i parë ndaj tij u organizua në vitin 2009 në Beograd, pas një ndeshjeje. Ai u qëllua në kokë, por iu mbijetoi plagëve pasi shkoi vetë në urgjencë për t’u mjekuar.

Në vitin 2013, Ljubisa u vendos sërish në objektiv në Novi Beograd, teksa ndodhej në makinën e tij, duke u qëlluar me breshëri plumbash. Por, sërish mbijetoi.

Gjashtë vite më vonë ai u sulmua në një lokal në Budva. Autorët kishin atë në objektiv, por të plagosur mbetën 2 persona të tjerë, ndërsa vetë Ljubisa doli nga atentati i padëmtuar./ Zoom.al

Postime të lidhura