Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në Bergen op Zoom, në Holandë.
Në video shihet se treni me shpejtësi të madhe përplaset me autobusin dhe e ndan në dysh.
Autoritetet lokale raportuan se shoferi u kontrollua nga ekuipazhi i ambulancës, por nuk u lëndua.
Në momentin e përplasjes në autobus nuk kishte pasagjerë.
Aksidenti ndodhi në Bergen op Zoom, 30 km në veri të Antwerp, Holandë, në orën 10:00 (09:00 BST) të hënën.
Një zëdhënës i këshillit lokal të sigurisë tha: “Falë zotit, autobusi ishte bosh, përveç shoferit.”
Policia dhe zyrtarët e sigurisë kanë nisur tani një hetim për të përcaktuar pse autobusi ishte ende në vendkalim kur barrierat u ulën.
Videon mund ta shihni këtu:
E ka mbajtur prej vitesh sekret – Aurela Hoxha poston për herë të parë foto me partnerin e saj