zoom

Aktualitet

VIDEO/ Ajola Xoxa shkon në SPAK

VIDEO/ Ajola Xoxa shkon në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit këtë të premte në SPAK.

Ajo shkoi për të zbatuar masën detyrim paraqitje të vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas vendimit të gjykatës, Ajola Xoxa duhet të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 11:00.

Sipas SPAK, Xoxa ka konsumuar 3 vepra penale, konkretisht “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë”.

Ajola Xoxa, tha SPAK, ka blerë 860 mijë euro rroba e bizhuteri online duke përdorur karta krediti të personave të tretë

Fillimisht, ajo u vendos në arrest shtëpie, por më pas trupa gjykuese vendosi lehtësimin e masës së sigurisë për të, me argumentin se ka djalë të vogël./ Zoom.al

Postime të lidhura