zoom

Aktualitet

VIDEO/ 5 të rinj me drogë tentojnë të arratisen, policia i shtrin përtokë

VIDEO/ 5 të rinj me drogë tentojnë të arratisen, policia i shtrin përtokë

Policia e Tiranës ka ndaluar 5 të rinj që po transportonin lëndë narkotike me qëllim shitjen.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Valiasit, ku u zhvillua operacioni policor me emrin “Valiasi”.

Sipas policisë, dy prej të rinjve po lëviznin me një makinë tip “Audi”, ku në bagazh u gjetën dy pako me rreth 5.3 kilogramë kanabis. Tre të rinjtë e tjerë ishin me një makinë tjetër tip “Jaguar”, që i ndiqte nga pas dhe po i shoqëronte.

Në momentin që Policia ndërhyri, të rinjtë tentuan të iknin, por u ndaluan dhe u vunë në pranga. Videoja e arrestimit tregon të rinjtë të shtrirë përtokë, ndërsa policët i prangosin.

Të arrestuarit janë:

  • A. P., 25 vjeç
  • E. P., 26 vjeç
  • E. G., 22 vjeç
  • Sh. N. (G.), 20 vjeç
  • E. B., 23 vjeç

Njëri prej tyre akuzohet për shitje droge, ndërsa katër të tjerët për moskallëzim të krimit./ Zoom.al

Postime të lidhura