zoom

Lajme

VIDEO/ “28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë”, Flamur Noka bën lëmsh historinë

VIDEO/ “28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë”, Flamur Noka bën lëmsh historinë

Një lapsus i demokratit Flamur Noka ka bërë xhiron e rrjetit, sot në ditën e Pavarësisë.

Gjatë ceremonisë në Vlorë për ngritjen e flamurit, Noka ngatërroi Skëndërbeun me Ismail Qemalin.

Noka tha se 28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë, duke e ngatërruar me Krujën.

“28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë…, në Krujë,”- tha Noka, pasi u korrigjua nga një nga gazetarët.

Shqipëria feston sot 113 vjetorin e Pavarësisë, shoqëruar me disa ceremoni zyrtare në Vlorë për këtë ditë të rëndësishme, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues të opozitës./ Zoom.al