zoom

Sport

Vetëm 4 minuta në fushë, Armando Broja fiton penallti për Chelsea

Chelsea dhe Manchester City po barazojnë 4-4 për javën e 12-të në Premier League. Në këtë duel u fut edhe Armando Broja, që prej javësh mungonte prej dëmtimit.

Sulmuesi i Kombëtares u hodh në fushë në të 89 minutë nga Pochettino, me 22-vjeçarin që vetëm katër minuta në fushë fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Palmer.

Sulmuesi u rikthye në fushë pas nëntë muajve i dëmtuar, teksa lëndimi i ri e mbajti jashtë edhe për një muaj, çka bëri që trajneri i Kombëtares Sylvinho mes e grumbullonte për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.