zoom

Aktualitet

Zbulohet për çfarë u operua Erion Veliaj

Zbulohet për çfarë u operua Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale ditët e fundit.

Lajmi është bërë publik nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ka sqaruar në studion e “Shqipëria Live” se procedura ka qenë e thjeshtë dhe lidhej me heqjen e disa formacioneve në lëkurë, të cilat po analizohen më tej nga mjekët.

Sipas Ndrecës, gjendja e Veliajt është e qëndrueshme dhe nuk paraqet shqetësime, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Ai shtoi se situata aktuale i ka krijuar mundësi për më shumë aktivitet fizik, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien e tij.

Avokati theksoi gjithashtu se ndërhyrja nuk paraqet rrezik dhe se analizat janë në proces.

“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga kjo pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike.

Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë”, u shpreh Plarent Ndreca./ Zoom.al

Postime të lidhura