Aplikacion
Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të mos u mbajtur në strukturën e xhamit gjatë seancave gjyqësore.
Kërkesa ishte paraqitur nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili kërkoi që klienti i tij të mos qëndrojë në të ashtuquajturin “kafaz xhami” gjatë zhvillimit të proceseve në GJKKO.
Në reagimin e tij, prokurori Ols Dado u shpreh se nuk ekziston asnjë problem në lidhje me këtë çështje, duke sqaruar se bëhet fjalë për një strukturë xhami që garanton komunikimin.
Sipas tij, ambienti nuk duhet konsideruar si “kafaz”, pasi ka hapësirë që mundëson ndërveprimin normal gjatë seancës. Madje, ai theksoi se kushtet në këtë institucion janë tepër të mira.
“Lidhur me kërkesën e avokatëve që Erion Veliaj të mos mbahet në kafaz, nuk besojmë se përbën problem. Nuk është kafaz, por një strukturë xhami dhe ka edhe një të çarë aty që mundëson komunikimin. Kushtet e GJKKO janë shumë të mira, si në një hotel me 5 yje”, tha Ols Dado.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari