Aplikacion
Mendi Kabashi, vajza e artistit të ndjerë Mirush Kabashi, ka rrëfyer se sëmundja e të atit u kap në fazë të fundit për shkak se u diagnostikua vonë.
Ajo ka rrëfyer se mjekët i dhanë një diagnozë të gabuar, duke shtuar se Mirush Kabashi nuk është më mes nesh pikërisht për këtë arsye.
Mendi Kabashi u shpreh se kur u zbulua se vuante nga kanceri ishte shumë vonë.
“U kap në një fazë shumë të vonë dhe nuk u diagnostikua në kohë, nuk dua ta them, por do e them, nga doktorët shqiptarë. U diagnostikua në mënyrën e gabuar dhe Mirushi nuk është sot mes nesh sepse shumë gjëra u bën gabim këtu. U trajtua në Turqi, fillimisht pati një diagnozë të gabuar, kur shkuan te e sakta, ishte shumë vonë”, rrëfeu ajo në “Kjo Javë”.
Vajza e artistit të mirënjohur u shpreh se Mirush Kabashin nuk e mposhti sëmundja në asnjë moment.
Ajo shtoi se Mirush Kabashi doli në skenë pavarësisht sëmundjes, duke shtuar se ishte neglizhent për shëndetin dhe e la veten pas dore.
“Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment. Ai edhe kur e dinte, e fshehu nga ne që ne mos ta kishim atë barrën, por ne humbëm njeriun që donim më shumë. Mori të gjithë barrën vetë dhe e kaloi me sporitivitet sëmundjen e rëndë, doli në skenë, e harroj edhe vetë për një kohë.
Babi ka qenë shumë neglizhent për shëndetin. U mor me gjithçka dhe më të gjithë dhe la vetën pas dore. Paçka gjithë përpjekjeve të time mëje që ai të kujdesej dhe të shkonte në kontrolle, e kapi në fazë të fundit kancerin”, tha ajo.