zoom

Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit, Eliona Pitarka: Nipi im iku tek ajo klinikë, u zgjua pas 5 orësh me të vjella

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka treguar rastin e saj me klinikën dentare në Tiranë që kreu ndërhyrjen tek dhëmbët e djalit 3-vjeçar që humbi jetën, sipas prindërve, nga mbidoza e narkozës së injektuar nga dentisti.

Në një video të publikuar në Instagram, u shpreh se kanë dërguar nipin në të njëjtën klinikë dhe pas narkozës për mbushjen e dhëmballës iu desh 5 orë që të zgjohej.

Gjithashtu tregoi se nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart dhe kishte të vjella.

Eliona Pitarka u shpreh se pengu i saj më i madh është që nuk e bëri publik rastin dhe nuk e denoncoi.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej.

Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale.

Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Denoncimi i prindërve

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç humbi jetën pak ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për rregullimin e dhëmbëve në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës.

Ndërhyrja kirurgjikale u bë nga e bija e dentistit Roland Xhaxho, ndërsa ky i fundit i injektoi narkozën 3-vjeçarit.

Pasi bënë ndërhyrjen më 28 shtator djali nuk u zgjua dhe i kërkuan prindërve ta dërgonin në shtëpi.

Gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e dërguan në spital, ndërkohë klinika dentare gjatë gjithë kësaj kohe nuk i hapte telefonin. Vogëlushi ndërroi jetë të dielën më 1 tetor.

Ndërsa të dy baba e bijë janë nën hetim në gjendje të lirë.

Dëshmia e gjyshit:

Ai ka deklaruar se nëse shteti nuk merr vendimin e duhur, do marrin vetë masat. Ai u shpreh se dentisti u vrau djalin dhe jo vetëm nuk u tregoi për krimin, por edhe kërkoi të fshihte ngjarjen.

Gjyshi: Nuk u përmend. Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktoratë e çuan në intubim se është në djali na thanë në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën. Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon. Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën.

Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Ata e kanë marrë doktorët spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet. Ne kemi bërë denoncimin do ta ndjekim hap pas hapi.

Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje të marrim vetë masat. Na ka vrarë djalin, jo që e vrau por u tregu një kriminel se kërkoi të fshihte ngjarjen. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt.